
Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për një e-mail të rremë që po qarkullon, në të cilin keqpërdoret emri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Mesazhi pretendon se përmban një urdhër gjykate dhe kërkon përgjigje të menjëhershme, por bëhet fjalë për një tentativë mashtrimi.
Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të mos hapin dokumentet e bashkëngjitura, të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare.
Policia thekson se ky mesazh nuk është zyrtar dhe fton qytetarët të raportojnë çdo rast të ngjashëm tek autoritetet kompetente.


Leave a Reply