
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar në Pikën Kufitare të Vërmicës një shumë parash që tejkalonte kufirin e lejuar për deklarim, gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore që po hynte në Kosovë.
Kontrolli u zhvillua pasi automjeti ngriti dyshime te zyrtarët doganorë, të cilët gjatë verifikimit konstatuan se drejtuesi nuk kishte deklaruar mjetet monetare që mbante me vete.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana konfiskoi 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa për pjesën e mbetur kërkoi dokumente që dëshmojnë burimin e ligjshëm të parave.
Autoritetet rikujtojnë se çdo shumë monetare mbi kufirin e përcaktuar me ligj duhet të deklarohet gjatë kalimit të kufirit, në të kundërt zbatohen masat e parashikuara ligjore.
https://www.facebook.com/share/p/18rQVLa3ad/?mibextid=wwXIfr


Leave a Reply