Festivali me famë ndërkombëtare Sunny Hill Festival vazhdon të dëshmojë se është shumë më tepër se një ngjarje muzikore.
Sipas të dhënave të publikuara së fundmi, ky organizim ka arritur të injektojë afër 50 milionë euro në ekonominë e Kosovës brenda një fundjave të vetme.
Përfitimet nga kjo ngjarje masive janë ndier menjëherë në rrjetin e bizneseve lokale. Sektori i hotelerisë dhe akomodimit ka shënuar popullim 100% gjatë ditëve të festivalit, ndërsa gastronomia dhe shërbimet e transportit kanë pasur një nga periudhat më të ngarkuara dhe më fitimprurëse të vitit.
Përveç bilancit financiar, Sunny Hill Festival ka krijuar një ndikim të pamatshëm në diplomacinë kulturore të vendit. Duke tërhequr me mijëra turistë të huaj dhe emra të mëdhenj të muzikës botërore, Prishtina po pozicionohet çdo ditë e më shumë si një qendër kryesore e kulturës rinore dhe e festivaleve në Evropën Juglindore.
Mbulesa mediatike ndërkombëtare dhe postimet e shumta në rrjetet sociale gjatë kësaj fundjave i kanë dhënë Kosovës një vizibilitet mjaft pozitiv, duke thyer stereotipet dhe duke nxitur interesin për turizëm afatgjatë.



Leave a Reply