
Një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
Sipas Policisë, ngjarja është raportuar të enjten rreth orës 18:26. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka indicie për vrasje, ndërsa shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve.
Ndërkohë, raportimet fillestare për mbidozë nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe rrethanat e vdekjes mbeten nën hetim.


Leave a Reply