
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në mbarë botën, duke parashikuar se deri në vitin 2036 paraja mund ta humbasë rëndësinë që ka sot.
Sipas miliarderit, zhvillimi marramendës i inteligjencës artificiale dhe robotëve humanoidë pritet të transformojë rrënjësisht ekonominë globale dhe mënyrën se si njerëzit punojnë, fitojnë dhe konsumojnë. Musk beson se teknologjia do të arrijë në një pikë ku shumë prej nevojave të njerëzve mund të plotësohen pa modelin tradicional të pagesës me para, duke hapur rrugën për një epokë krejtësisht të re ekonomike.


Leave a Reply