
Një veturë është përfshirë nga flakët në magjistralen Rahovec–Malishevë, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve që ndodheshin në zonë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se automjeti kishte targa të Shqipërisë. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.
Lajmi është publikuar fillimisht nga faqja Rahoveci24.com, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e këtij rasti.


Leave a Reply