Diomande zbulon prapaskenën me Cristiano Ronaldon: “I shkrova emrin në një fanellë false”

Screenshot

Mbrojtësi i ri, Diomande, ka ndarë një histori interesante lidhur me takimin e tij me Cristiano Ronaldon, duke treguar se si arriti të merrte një autograf nga idhulli i tij.

“Kur e takova, nuk kisha fanellën time me vete. Mora një fanellë false dhe i shkrova emrin ‘Ronaldo’, vetëm që ai ta firmoste. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë,” u shpreh Diomande.

Deklarata e tij është bërë virale në rrjetet sociale, me shumë tifozë që e kanë parë si një dëshmi të admirimit të madh që futbollistët e rinj vazhdojnë të kenë për legjendën portugeze. Për Diomanden, ai moment mbetet një nga kujtimet më të veçanta të karrierës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *