, , ,

Alarm në Gjirin e Lalëzit: Karburantet derdhen në det, shqetësim për ndotjen e bregdetit

Një situatë alarmante është raportuar mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalëzit, ku është konstatuar derdhje karburanti në ujërat e detit pranë zonës së plazhit. Sasia e lëndës ndotëse ka shkaktuar shqetësim mes pushuesve dhe banorëve të zonës, të cilët kanë ngritur dyshime për ndikimin që mund të ketë në mjedis dhe në cilësinë e ujit.

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara turistike të bregdetit shqiptar, në një periudhë kur Gjiri i Lalëzit vizitohet çdo ditë nga mijëra pushues. Prania e karburanteve në det ka shkaktuar reagime, pasi ndotja nga hidrokarburet mund të dëmtojë ekosistemin detar dhe të rrezikojë organizmat që jetojnë në këtë zonë.

Pamjet e shpërndara nga qytetarët kanë përhapur shqetësim në rrjetet sociale, ndërsa kërkohet ndërhyrje e shpejtë nga institucionet përgjegjëse për të identifikuar burimin e derdhjes dhe për të marrë masat e nevojshme për pastrimin e zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *