
Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të disa personave të dyshuar, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tyre në kuadër të hetimeve për një rast të vjedhjes së rëndë në rajonin e Gjilanit.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka bërë publike pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Policia bën të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe se të gjitha veprimet e nevojshme po ndërmerren për zbardhjen e plotë të rastit. Për këtë arsye, u është bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personave të paraqitur në fotografi, t’i raportojnë ato tek organet kompetente.
Çdo informacion lidhur me rastin mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com ose të raportohet përmes numrit 192 apo linjës pa pagesë 0800 19999. Policia garanton trajtimin konfidencial të çdo informacioni të pranuar.



Leave a Reply