,

“Qytet” mbi det apo iluzion optik? Dukuria e rrallë në horizontin e Gjirit të Lalëzit magjeps pushuesit

Një pamje jo e zakonshme ka tërhequr vëmendjen e pushuesve në bregdetin e Gjirit të Lalëzit. Në horizont, mbi sipërfaqen e detit, janë shfaqur struktura të deformuara që në dukje ngjajnë me ndërtesa apo “qytete që plutojnë” në ajër. Pamjet e kapura nga plazhi tregojnë një panoramë mjaft misterioze mbi ujë, e cila ka ngjallur kureshtjen e të gjithë pranishmëve.

Megjithatë, prapa këtij efekti vizual spektakolar fshihet një fenomen fiziko-meteorologjik mjaft interesant i njohur si “Fata Morgana” (ose mirazh superior). Kjo dukuri formohet si pasojë e inversionit termik, një gjendje ku shtresa e ajrit që ndodhet drejtpërdrejt mbi sipërfaqen e ftohtë të detit është më e ftohtë se shtresa e ajrit të ngrohtë që qëndron sipër saj.

Kur rrezet e dritës kalojnë përmes këtyre shtresave të ajrit me densitet dhe temperaturë të ndryshme, ato förkulen në mënyrë jo të zakonshme. Kjo përkulje e dritës projekton imazhin e objekteve reale—si anijet në largësi, ishujt apo vija bregdetare përballë—shumë më lart se pozicioni i tyre real, duke i zgjatur dhe deformuar ato vertikalisht në sytë e vëzhguesit.

Ky iluzion optik është mjaft i karakterizuar gjatë ditëve të nxehta të verës në hapësira të mëdha ujore, pikërisht ku diferenca mes temperaturës së ujit dhe ajrit është më e dukshme, duke u dhuruar pushuesve pamje vërtet mbresëlënëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *