,

“Made in Albania” hyn në ushtri: Shqipëria dorëzon 40 automjetet e para taktike të prodhuara brenda vendit

Shqipëria ka shënuar një hap të ri në industrinë e mbrojtjes, pasi Forcat e Armatosura kanë pranuar 40 automjetet e para taktike të prodhuara në vend nga kompania Timak Defence, sipas standardeve të NATO-s.

Automjetet përfshijnë mjete të lëvizshmërisë ushtarake, automjete taktike dhe kamionë për nevoja të ushtrisë. Dorëzimi i tyre është cilësuar si një moment i rëndësishëm për rikthimin e prodhimit ushtarak shqiptar. 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kompania shqiptare synon jo vetëm furnizimin e tregut vendas, por edhe eksportimin e këtyre mjeteve në vende aleate, duke bërë të ditur se janë marrë kërkesa nga rreth 30 shtete, përfshirë edhe vende anëtare të NATO-s.

Ky zhvillim shihet si një përpjekje për ta kthyer Shqipërinë nga një vend që importon pajisje ushtarake, në një vend që fillon të prodhojë dhe eksportojë teknologji të mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *