Dhimbje në Viti: I jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që humbi jetën rrugës për në Kosovë

Atmosferë e rëndë zie ka mbizotëruar në fshatin Ramjan të Vitisë, ku familjarë, miq dhe banorë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 19-vjeçarit Dion Emërllahu, i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Itali.

I riu kishte qenë duke udhëtuar nga Franca drejt Kosovës së bashku me familjen për të kaluar pushimet verore, kur u përfshi në aksident. Fillimisht ai mbeti i plagosur rëndë dhe u trajtua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. 

Vdekja e tij ka prekur thellë komunitetin në Viti, ndërsa mesazhe ngushëllimi janë publikuar nga të afërm, miq dhe qytetarë që shprehën solidaritet me familjen në këtë humbje të rëndë.

Ceremonia mortore u zhvillua në vendlindjen e tij, ku qindra persona morën pjesë për ta përcjellë 19-vjeçarin në banesën e fundit, në një ceremoni të mbushur me dhimbje dhe emocione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *