, ,

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë në vendimin më të madh për sigurinë e fëmijëve

Një gjykatë në New Mexico të Shteteve e Bashkuara ka urdhëruar kompaninë Meta që të paguajë një gjobë prej 567 milionë dollarësh (rreth 421 milionë funte). Ky ndëshkim vjen si pasojë e dështimit të kompanisë për të paralajmëruar publikun rreth rreziqeve që platformat e saj paraqesin për fëmijët, duke shënuar kështu gjobën më të madhe të vendosur ndonjëherë ndaj kompanisë lidhur me sigurinë e fëmijëve.

Një zëdhënës i Meta-s (që zotëron Instagram, Facebook, WhatsApp dhe Threads) deklaroi se kompania nuk pajtohet me vendimin dhe do të bëjë ankesë, duke shtuar se ata punojnë fort për sigurinë e përdoruesve dhe mbrojtjen e të rinjve në internet.

 Meta përballet me mijëra padi të ngjashme në SHBA, ndërkohë që në të ardhurat e saj më të fundit financiare, gjiganti i teknologjisë regjistroi 61 miliardë dollarë të ardhura nga prilli në qershor (një rritje prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *