Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një 13-vjeçar ka marrë veturën e familjes dhe ka dalë në rrugë, duke u përfshirë në një aksident trafiku.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i mituri ka humbur kontrollin mbi timonin për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe përvojës së munguar, duke shkaktuar përplasje me një automjet tjetër dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Nga aksidenti, 13-vjeçari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. Zyrtarët policorë kanë intervistuar prindërit e të miturit në prani të zyrtarit për punë sociale, ndërsa ndaj prindit/kujdestarit po merren masat ligjore për dështim të kujdesit prindëror. Policia vazhdon t’u bëjë thirrje prindërve për kujdes të rritur ndaj fëmijëve dhe mjeteve motorike.



Leave a Reply