Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar sot se retorika zyrtare e Serbisë ndaj Kosovës vazhdon të jetë agresive.
Deklaratat u bënë gjatë Konferencës së nëntë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.
Konjufca ka argumentuar se Serbia paraqet kërcënim dhe faktor destabilizues për Kosovën dhe rajonin, duke përmendur edhe bashkëpunimin ushtarak të Beogradit me Kinën dhe marrëdhëniet e tij me Rusinë.
Ai ka komentuar gjithashtu një deklaratë të ministres serbe Snezhana Paunoviq, të cilën e ka cilësuar si veçanërisht shqetësuese dhe që, sipas tij, duhet të merret seriozisht edhe nga partnerët ndërkombëtarë.



Leave a Reply