Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur sot dyert për bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Aktiviteti zhvillohet nga 10 deri më 12 gusht 2026, ndërsa gjatë këtyre tri ditëve mërgimtarët kanë mundësi të vizitojnë ambientet e Kuvendit.
Sipas njoftimit, vizitat do të zhvillohen çdo ditë nga ora 12:00 deri në 16:00.
Aktiviteti këtë vit zhvillohet në një situatë të veçantë politike, pasi Kuvendi vazhdon të jetë i pakonstituuar dhe për këtë arsye nuk është funksionalizuar plotësisht.
Megjithatë, pavarësisht situatës politike, institucioni ka vendosur që ta vazhdojë aktivitetin tradicional dhe t’u mundësojë bashkatdhetarëve të vizitojnë ndërtesën e Kuvendit dhe ambientet e tij.



Leave a Reply