
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicën e Jugut. Rasti është raportuar mëngjesin e sotëm dhe policiasi ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Sipas të dhënave fillestare të Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë vërejtur disa vrima në muret e dy banesave, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga plumbat e armëve të zjarrit.
Një element tjetër që ka ngritur dyshimet e hetuesve është se, sipas policisë, gjuajtjet dyshohet se kanë ardhur nga dy palë.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Materialet e gjetura pritet të jenë pjesë e hetimit për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia e ka iniciuar rastin si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar se kush ka qenë i përfshirë dhe çfarë ka paraprirë incidentit.


Leave a Reply