Ekipi i Federatës Atletike të Kosovës është nisur drejt Birmingham-it në Angli për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Atletikës, i cili do të zhvillohet nga data 10 deri më 16 gusht. Kjo ngjarje e madhe sportive grumbullon atletët më të mirë të kontinentit, ku Kosova synon një paraqitje sa më dinjitoze.
Përfaqësimi i vendit në këtë garë do të bëhet nga dy atletë: Leon Thaqi, i cili garoi më 10 gusht në disiplinën 800 metra, dhe Gresa Bakraçi, e cila garon më 11 gusht në disiplinën 5000 metra. Ekipi udhëhiqet nga trajneri Zijadin Kryeziu, i cili ka përgatitur sportistët për sfidat e këtij niveli të lartë ndërkombëtar.
Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, ka përcjellë urimet e tij në emër të gjithë komunitetit të atletikës për ekipin kombëtar. Ai u ka uruar atletëve sukses, fat dhe një paraqitje të shkëlqyer në arenën evropiane, duke shprehur besimin se Kosova do të përfaqësohet me dinjitet.




Leave a Reply