, ,

Gjykata në Siri dënon me vdekje në mungesë ish-presidentin Bashar al-Assad për krime lufte

Autoritetet gjyqësore në Siri kanë dhënë një nga vendimet më të rëndësishme në historinë e vendit, duke dënuar me vdekje në mungesë ish-presidentin Bashar al-Assad. Ky verdikt vjen pas përmbysjes së regjimit të tij në muajin dhjetor të vitit 2024 nga një ofensivë e shpejtë e forcave rebele, pas së cilës ai u arratis dhe gjeti strehim në Moskë.

 Gjatë shpalljes së vendimit, gjykata bëri të ditur se akuza kryesore ndaj ish-liderit lidhet me mizoritë e kryera gjatë 14 viteve të luftës civile, ku përfshihen vrasjet e paramenduara, arrestimet arbitrare, torturat dhe krimet e rënda kundër njerëzimit.

 Dënimi me vdekje në mungesë nuk ka prekur vetëm ish-kreun e shtetit, por edhe vëllain e tij, Maher al-Assad, i cili komandonte Divizionin e Katërt dhe shërbente si një nga shtyllat kryesore të sigurisë së regjimit.

 Po ashtu, i njëjti fat gjyqësor ka kapluar edhe Atef Najib, kushëririn e al-Assad-it dhe ish-drejtuesin e sigurisë politike në qytetin e Daraa-s, i cili mbahet përgjegjës për ndalimin dhe torturimin e fëmijëve që kishin shkruar grafite anti-qeveritare në vitin 2011, veprim ky që ndezi flakën e protestave masive në mbarë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *