
Romelu Lukaku është shumë pranë largimit nga Napoli për t’u transferuar te Fenerbahçe. Sipas raportimeve të fundit, klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit belg drejt Turqisë.
Napoli ka dhënë dritën jeshile për marrëveshjen, me transferimin që raportohet të jetë rreth 6 milionë euro, plus bonuse. Lëvizja pritet t’i japë fund aventurës së Lukakut në Itali pas dy sezoneve me fanellën e Napolit.
Lukaku thuhet se është i hapur për kalimin te Fenerbahçe dhe tashmë ka pasur kontakte në lidhje me transferimin. Klubi turk e sheh belgianin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv dhe synon ta kompletojë marrëveshjen sa më shpejt.
Nëse gjithçka përfundon sipas planit, Lukaku do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij te Fenerbahçe. Transferimi pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos turke, ndërsa Napoli tashmë po shqyrton mundësinë për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit belg.


Leave a Reply