Para pak minutave, një shkrepje e vetme ka bërë që rrjeti të gjasojë me një pëlcitje të vërtetë atomike. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez sapo kanë ndarë një imazh ku shihen duart e tyre të bashkuara, por vëmendjen e mori menjëherë diçka tjetër: dy unazat e arta të martesës në gishtat e tyre!
Pa shkruar asnjë roman e pa mbajtur fjalime, fotoja ku të dy po pozojnë me veshje elegante në ngjyrë të bardhë flet vetë. Fansat dhe mediat më të mëdha botërore po e shpërndajnë lajmin me shpejtësi rrufe, duke aluduar se çifti ka bërë hapin e madh në fshehtësi të plotë, larg syrit të kamerave.
Kjo shkrepje po thyen çdo rekord pëlqimesh e shares në këto minuta, ndërsa në komente po shpërthen urimi nga milionat e ndjekësve që e konsiderojnë këtë si “imazhin e vitit” në shoubiz!



Leave a Reply