Tensionet janë rikthyer sot në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
Deputetët e PDK-së u mblodhën në sallën plenare duke kërkuar që procesi i konstituimit të vazhdojë. Ata kanë argumentuar se Kuvendi duhet të funksionalizohet dhe se deputetët kanë obligim kushtetues të jenë të pranishëm.
Situata u tensionua edhe gjatë përpjekjes së Albulena Haxhiut për të mbajtur një konferencë për media. Deputetët e PDK-së kërkuan që fillimisht të vazhdojë seanca, duke bërë thirrje: “Thirre seancën!”
Për shkak të situatës, Haxhiu ndërpreu konferencën para se ta niste dhe tha se do ta mbajë atë kur të krijohet mundësia.
Ndërkohë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka deklaruar se pa një marrëveshje politike, vazhdimi i seancës nuk do të sillte rezultat.
Ngërçi politik vazhdon, ndërsa Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar plotësisht.



Leave a Reply