Një aksident i rëndë komunikacioni me pasojë fatale ka tronditur Podujevën mbrëmjen e së dielës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në fshatin Surkish, ku si pasojë e përplasjes së fuqishme mes dy automjeteve kanë mbetur të vdekur dy persona në vendngjarje.
Sipas të dhënave të para nga hetimi, viktimat janë identifikuar si dy vëllezërit Hajdar dhe Bujar Matarova. Përplasja ka ndodhur kur një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga një ngasës kosovar, ka goditur nga pakujdesia automjetin në të cilin po udhëtonin dy vëllezërit, duke u shkaktuar plagë të rënda mortale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi i emergjencës mjekësore, i cili vetëm se ka mundur të konfirmojë vdekjen e të dy viktima. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident është arrestuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës ka nisur hetimet e plota për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.



Leave a Reply