Albulena Haxhiu i ka ftuar liderët e partive politike në një takim konsultativ për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, me synim diskutimin për zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe zhbllokimin e institucioneve të Kosovës. Takimi është planifikuar për të martën, 18 gusht, në ora 09:00.
Por Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në këtë takim. Ai ka argumentuar se Haxhiu është deputete dhe se LDK-ja nuk dëshiron të zhvillojë takim me të në këtë format.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Kosova po përballet me ngërç të thellë institucional, ndërsa partitë politike nuk po arrijnë marrëveshje për funksionalizimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit. Edhe PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar ftesën për takim.



Leave a Reply