Tragjedi në KEK: Punëtori humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin elektrik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku një punëtor ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrave të tij në vendin e punës.

Sipas raportimeve të para, viktima është Arbenit Ahmeti, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik derisa ishte duke ushtruar detyrat e tij. Pavarësisht ndërhyrjeve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar edhe përmes reagimit të Sindikatës së Re të KEK-ut, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e Ahmetit. Sindikata e ka cilësuar humbjen e një punëtori në vendin e punës si një dhimbje të madhe për gjithë komunitetin e KEK-ut.

Rrethanat e plota të aksidentit pritet të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet kompetente. Ngjarja ka rikthyer edhe një herë shqetësimet për sigurinë e punëtorëve në vendet e punës në sektorin energjetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *