Tensionet politike në Kosovë janë rritur sërish gjatë ditës së sotme, pasi deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vazhduar aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë.
Sipas raportimeve, ky është dite e gjashtë radhazi që PDK-ja zhvillon këtë aksion, duke bllokuar hyrjet e objektit në shenjë proteste ndaj situatës së krijuar politike dhe ngërçit institucional në vend.
Aksionit të sotëm iu janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa në protestë kanë marrë pjesë edhe asamblistë të PDK-së nga Vushtrria.
PDK-ja ka paralajmëruar se aksionet do të vazhdojnë, ndërsa situata politike në vend mbetet e tensionuar. Për zhvillimet e mëtejshme dhe hapat që do të ndërmerren pritet të ketë reagime të reja gjatë ditës.



Leave a Reply