Kosova do të jetë sërish pjesë e garës për çmimet Oscar 2027, me filmin “Dua”, të regjisores kosovare Blerta Basholli, i cili është përzgjedhur si kandidati zyrtar i vendit në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.
Filmi zhvillohet në fund të viteve ’90 dhe ndjek historinë e Duës, një vajzë 13-vjeçare, e cila përballet me presionin për t’u rritur para kohe në një periudhë të tensionuar të historisë së Kosovës.
Pas suksesit të madh të filmit “Zgjoi”, Blerta Basholli rikthehet me një tjetër rrëfim të lidhur me përvojën e Kosovës. “Dua” synon ta çojë historinë dhe kinematografinë kosovare në skenën më prestigjioze të filmit në botë.
Për Kosovën, kjo është një tjetër mundësi e rëndësishme për të hyrë në historinë e Oscars. Deri tani, filmi “Zgjoi” kishte qenë i vetmi film kosovar që kishte arritur në listën e ngushtë të Oscars, pa marrë nominimin përfundimtar.



Leave a Reply