Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar hetim urgjent administrativ për vdekjen e punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti.
Ahmeti humbi jetën pasi, gjatë punës për transportimin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, dyshohet se ra në kontakt me tensionin elektrik. Pavarësisht se u dërgua për trajtim në Ambulancën e Obiliqit, ai nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve.
Rizvanolli ka kërkuar nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut që të zhvillojnë urgjentisht hetim administrativ dhe të ketë llogaridhënie të plotë nëse konstatohet neglizhencë në punë apo shkelje e protokolleve të shëndetit dhe sigurisë. Ajo kërkoi gjithashtu rivlerësimin dhe zbatimin rigoroz të masave të sigurisë për mbrojtjen e punëtorëve.
Vdekja e Ahmetit vjen pas rasteve të tjera fatale në KEK gjatë javëve të fundit, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në vendin e punës.



Leave a Reply