Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) u ka bërë thirrje prindërve që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve shkollore para fillimit të vitit të ri shkollor.
Nga ministria kanë kërkuar që prindërit të presin udhëzimet përfundimtare lidhur me listën e teksteve dhe mënyrën e furnizimit, në mënyrë që të shmangen shpenzimet e panevojshme.
MASh pritet të japë më shumë detaje në ditët në vijim për procesin e pajisjes së nxënësve me tekstet shkollore.



Leave a Reply