
Carlos Baleba është shumë pranë transferimit te Manchester United, me klubin anglez që ka arritur një marrëveshje me Brighton për mesfushorin kamerunas. Sipas raportimeve të fundit, transferimi pritet të kushtojë rreth 65 milionë £, duke përfshirë 60 milionë £ fillimisht dhe 5 milionë £ në bonuse.
Baleba ka qenë prej kohësh në listën e dëshirave të Manchester United dhe tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale. 22-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin nga Old Trafford.
Mesfushori shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës, falë forcës fizike, energjisë dhe aftësive të tij në fazën defensive. Transferimi do ta bëjë atë një nga afrimet kryesore të United gjatë kësaj merkatoje.
Pas përfundimit të marrëveshjes, Baleba pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas të bëhet zyrtarisht lojtar i Manchester United. Transferimi shihet si një tjetër hap në rindërtimin e mesfushës së klubit nën drejtimin e Michael Carrick.


Leave a Reply