Qytetarët e Prishtinës mund të dëgjojnë sot sirenat e alarmit publik. Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 22 gusht do të realizohet testimi i Sistemit të Alarmit Publik në kryeqytet.
Testimi është planifikuar të zhvillohet në ora 12:15, ndërsa alarmi do të aktivizohet me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.
Nga Komuna kanë sqaruar se bëhet fjalë vetëm për një testim teknik, me qëllim të kontrollimit të funksionalitetit dhe efektivitetit të pajisjeve që përdoren në raste emergjente.
Qytetarëve u është bërë thirrje të mos shqetësohen dhe të mos ndërmarrin veprime të panevojshme, pasi aktivizimi i sirenave nuk lidhet me ndonjë situatë emergjente reale.



Leave a Reply