
Turqia ka ndërmarrë një hap të ri diplomatik dhe juridik ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke kërkuar që Interpoli të lëshojë një “Red Notice” për arrestimin e tij. Kërkesa lidhet me një çështje penale në Turqi që përfshin ndërhyrjen ndaj flotiljes humanitare Global Sumud, e cila po transportonte ndihma drejt Gazës.
Ministri turk i Drejtësisë, Akin Gürlek, tha se autoritetet turke kanë lëshuar urdhër-arreste ndaj Netanyahu-t dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje. Sipas autoriteteve turke, akuzat përfshijnë krime kundër njerëzimit, torturë dhe gjenocid.
Nga ana tjetër, zyra e Netanyahu-t e ka hedhur poshtë kërkesën e Ankarasë, duke e cilësuar atë si një përpjekje politike për të frikësuar udhëheqjen izraelite. Vendimi përfundimtar nëse do të lëshohet apo jo një njoftim i kuq i takon Interpolit.
Ky zhvillim vjen në një periudhë kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janë përkeqësuar ndjeshëm, veçanërisht për shkak të luftës në Gaza dhe tensioneve të reja në Siri.
A po hynë Turqia dhe Izraeli në një fazë të re të përplasjes diplomatike?


Leave a Reply