,

Dua Lipa feston 31-vjetorin, ja si po e shijon ditëlindjen

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston sot, më 22 gusht, 31-vjetorin e lindjes. Artistja ka nisur festimet në Ibiza, ku po kalon disa ditë pushimi në shoqërinë e familjes dhe njerëzve të afërt.

Dua ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga ditët e saj të pushimit, duke treguar atmosferën festive dhe pamje nga koha që po kalon në ishull. Ajo ka bërë të ditur edhe më herët se i pëlqen shumë të festojë ditëlindjen, ndërsa këtë vit 31-vjetori vjen në një periudhë të veçantë për të.

Kjo është gjithashtu ditëlindja e parë e Duas si e martuar, pasi këtë vit ajo kurorëzoi dashurinë me aktorin britanik Callum Turner.

Dua Lipa, e lindur më 22 gusht 1995 në Londër, vazhdon të jetë një nga artistet shqiptare më të suksesshme në skenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *