
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës dhe futbollisti i Napolit, Amir Rrahmani, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Drita Stublla, në një ceremoni civile në Komunën e Prishtinës.
Çifti, i cili prej rreth dy vitesh e ka mbajtur lidhjen larg vëmendjes së publikut, tashmë ka ndarë edhe pamje nga dita e tyre e veçantë. Drita kishte zbuluar më herët se pas propozimit romantik të Amirit në Sicili, ata morën një vendim spontan për të mos e zgjatur shumë pritjen dhe për t’u martuar gjatë muajit korrik.
Martesa u konfirmua edhe përmes ndryshimit të mbiemrit të Dritës në rrjetet sociale, ndërsa tashmë çifti ka publikuar zyrtarisht pamjet nga kurorëzimi.


Leave a Reply