Një tërmet me magnitudë paraprake prej 5.9 shkallësh të Rihterit ka tronditur orët e para të mëngjesit zonën e Japonisë Lindore, përfshirë edhe kryeqytetin Tokio dhe prefekturat përreth. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra e lëkundjes është regjistruar në pjesën jugore të prefekturës Ibaraki, në një thellësi prej rreth 70 kilometrash. Autoritetet konfirmuan se nuk ka pasur rrezik për tsunami, megjithatë mbi 30 persona kanë pësuar lëndime të lehta nga rrëzimi i orendive ose ngjarjet e lidhura me panikun, ndërsa qarkullimi i trenave të shpejtë u ndërpre përkohësisht për verifikime sigurie. Operatorët e termocentraleve bëjnë me dije se nuk është konstatuar asnjë parregullsi në objektet bërthamore të rajonit.
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 trondit Japoninë Lindore dhe zonën e Tokios



Leave a Reply