Një gjykatë federale në New York ka rrëzuar politikën e administratës amerikane që kishte pezulluar përpunimin e vizave imigruese për shtetasit e 75 vendeve, ku përfshiheshin edhe Kosova dhe Shqipëria.
Gjyqtarja Jeannette Vargas vlerësoi se politika kishte tejkaluar kompetencat ligjore të Sekretarit amerikan të Shtetit dhe se nuk mund të ndaloheshin vizat vetëm mbi bazën e shtetësisë së aplikantëve. Vendimi prek një masë që ishte vendosur në janar 2026.



Leave a Reply