
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mgull, në Njësinë Administrative Pult të Dukagjinit. Rreth orës 17:20, dy persona, babë e bir, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni, ndërsa i plagosuri është Aleks Preka. Për shkak të terrenit malor dhe vështirësive në komunikim, informacioni për ngjarjen ka mbërritur me vonesë te autoritetet e Shkodrës.
Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë janë nisur drejt vendngjarjes. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Për momentin, motivi i ngjarjes mbetet i paqartë, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar saktësisht dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.


Leave a Reply