Tragjedia në Malishevë, gruaja ishte shtatzënë në muajin e 8-të – burri në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift është plagosur me armë zjarri.

Gruaja 25-vjeçare, e cila ishte shtatzënë në javën e 34-të, u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në Emergjencë. 

Edhe burri, 26-vjeçar, është dërguar në QKUK me plagë nga arma e zjarrit. Sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, ai është i intubuar dhe i lidhur me respirator, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë dhe jo stabile. 

Çifti është gjetur i plagosur në dhomën e gjumit, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë zjarri. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e tragjedisë. 

Ngjarja është iniciuar si “vrasje e rëndë”. Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura nga autoritetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *