Spektakël në qiell më 28 gusht: Eklipsi i Hënës do të shihet edhe nga Kosova

Një fenomen i veçantë astronomik do të mund të vërehet në orët e para të mëngjesit të 28 gushtit 2026, kur Hëna do të kalojë pjesërisht në hijen e Tokës. Eklipsi do të jetë i dukshëm në pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikave. 

Prishtinë, eklipsi nis rreth 03:23, ndërsa faza e pjesshme fillon në 04:33. Momenti më i mirë për ta parë do të jetë rreth 05:56, pak para se Hëna të perëndojë. 

Gjatë eklipsit, pjesa më e madhe e Hënës do të mbulohet nga hija e Tokës dhe mund të marrë nuanca të kuqe ose portokalli, duke krijuar një pamje spektakolare në qiell. 

Nuk nevojiten syze speciale për ta parë eklipsin e Hënës dhe mund të vëzhgohet me sy të lirë. Për pamje më të mirë, rekomandohet një vend me horizont të hapur drejt perëndimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *