Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion antidrogë të koduar “Drejtimi”, ku janë sekuestruar më shumë se 5 kilogramë lëndë narkotike. Sipas të dhënave të publikuara sot, bëhet fjalë për rreth 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë.
Dy persona janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa hetimet kanë zbuluar se droga dyshohet se do të transportohej nga Tirana drejt Durrësit, ku do të shpërndahej në sasi më të vogla. Vlera e drogës në tregun e paligjshëm është vlerësuar në mbi 500 mijë euro.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse të arrestuarit janë pjesë e një grupi më të gjerë kriminal dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin e dyshuar.



Leave a Reply