Lëvizje e re në energji: Kosova bëhet pjesë e një tregu gjithnjë e më të madh rajonal

Një zhvillim i ri është shënuar sot në sektorin energjetik të Kosovës. Kompania kosovare e tregtimit të energjisë Be Power është bërë pjesë e bursës shqiptaro-kosovare të energjisë ALPEX, duke u regjistruar si anëtari i 50-të i saj.

Anëtarësimi i kompanisë vjen në një periudhë kur bashkëpunimi energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë po merr gjithnjë e më shumë rëndësi.

ALPEX synon të krijojë një treg më të integruar të energjisë elektrike dhe të lehtësojë tregtimin ndërmjet dy vendeve. Rritja e numrit të kompanive pjesëmarrëse mund të ndikojë në zgjerimin e konkurrencës dhe në funksionimin më efikas të tregut.

Zhvillimet në këtë sektor janë veçanërisht të rëndësishme për Kosovën dhe Shqipërinë, duke pasur parasysh nevojën për siguri më të madhe energjetike dhe bashkëpunim rajonal. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *