0% interes për shtëpi: 300 shqiptarë mund të përfitojnë nga programi i ri

Një program i ri në Shqipëri synon t’u ofrojë 300 punonjësve të administratës publike kredi me 0% interes për blerjen e një banese.

Thirrja për aplikime pritet të hapet më 27 gusht dhe programi është krijuar për kategori të ndryshme të punonjësve të sektorit publik. Në mesin e përfituesve të mundshëm janë mësues, mjekë, infermierë, punonjës të policisë, ushtarakë dhe kategori të tjera profesionale.

Përzgjedhja do të bëhet përmes një sistemi pikëzimi, ndërsa fondet do të mbulohen nga buxheti i shtetit. Aplikimet do të mund të kryhen përmes platformës e-Albania.

Programi mund të jetë veçanërisht interesant për të rinjtë dhe familjet që kanë vështirësi për të përballuar kostot e kredive të zakonshme për banesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *