Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin gjatë orëve të para të 26 gushtit. Një grua 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, ndërsa bashkëshorti i saj 81-vjeçar është ndaluar nga policia nën dyshimin për vrasje të rëndë.
Rasti është raportuar rreth orës 01:30, kur autoritetet janë njoftuar për një grua pa shenja jete në një banesë në Prizren. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas dyshimeve fillestare, viktima mund të ketë pësuar lëndime nga përdorimi i forcës fizike. Bashkëshorti i saj është shoqëruar në stacion policor dhe është ndaluar për procedurat e mëtejshme.
Rasti ka ngritur shqetësim të madh, veçanërisht pasi në Kosovë brenda pak ditësh janë raportuar dy raste të rënda të vrasjes së grave brenda familjes.
Hetimet për rastin vazhdojnë dhe autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të procedurave hetimore.



Leave a Reply