Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë sa i përket zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të publikuara të dielën, më 30 gusht, në vend janë raportuar 26 vatra zjarri, ndërsa katër prej tyre vazhdojnë të jenë aktive.
Situata është veçanërisht problematike në zonën e Malit të Dajtit, ku janë raportuar riaktivizime dhe vështirësi në përpjekjet për të vënë flakët nën kontroll.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 315 persona dhe 25 mjete zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë janë përdorur edhe katër helikopterë dhe 75 pjesëtarë të Forcave të Armatosura.
Autoritetet po monitorojnë edhe dy vatra të tjera, ndërsa ekipet në terren po vazhdojnë punën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.



Leave a Reply