,

Jonida Vokshi largohet nga BBVK pas katër edicionesh: “Këtë herë nuk do të jem pjesë e Big Brother”

Jonida Vokshi ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të moderojë sezonin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja ka bërë të ditur se pas katër edicionesh, këtë herë do ta ndjekë spektaklin nga ana tjetër e ekranit. 

“Jo, këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar Jonida.

Ajo ka treguar se BBVK ka qenë pjesë e katër viteve të rëndësishme të jetës së saj, duke e shoqëruar në momente shumë të ndryshme, nga gëzimet e mëdha deri te periudha e dhimbshme e humbjes së babait.

Jonida ka falënderuar publikun për mbështetjen dhe dashurinë ndër vite, ndërsa ka shpjeguar se tani dëshiron të ngadalësojë ritmin, t’i kushtojë më shumë kohë vetes dhe disa projekteve që i ka mbajtur prej kohësh në mendje. 

“Një kapitull që nuk po e mbyll me pikë. Thjesht po vendos një presje”, ka shkruar ajo.

Në fund, Jonida i ka uruar suksese Alaudin Hamitit dhe Olsa Muhametit, të cilët do të jenë pjesë e këtij edicioni, duke u shprehur se do t’i mungojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *