Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës kanë hyrë sot në grevë, duke kërkuar pagesën e pagave të mbetura dhe kompensimin e ditëve për të cilat pretendojnë se nuk janë paguar.
Sipas përfaqësuesve sindikalë, greva ka nisur në orët e hershme të mëngjesit. Sindikata ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave.
Zhvillimi vjen në një ditë veçanërisht të rëndësishme, pasi 1 shtatori shënon fillimin e vitit të ri shkollor.



Leave a Reply