Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Cërrcë të Istogut.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është raportuar rreth orës 00:02 dhe në të janë përfshirë dy automjete. Tre personat e përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit prej të lënduarve. Dy personat e tjerë kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë, ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Pejë.



Leave a Reply