Kida dhe Ajbi martohen SONTE në Romë! Shifra marramendëse që kushton vetëm vila luksoze

Këngëtarja e njohur Kida dhe partneri i saj Ajbi pritet të kurorëzojnë sonte dashurinë e tyre në një dasmë madhështore në Romë.

Çifti ka zgjedhur një prej vilave luksoze të kryeqytetit italian për ditën e tyre të veçantë, ndërsa sipas raportimeve, vetëm qiraja e vilës mund të shkojë deri në 25 mijë euro.

Dasma pritet të jetë një event i madh i estradës shqiptare, me shumë emra të njohur të ftuar dhe një organizim të kuruar deri në detaje.

Kida dhe Ajbi u fejuan në dhjetor të vitit 2024, ndërsa sonte pritet të bëjnë hapin e madh duke u martuar në një prej qyteteve më romantike në botë – Romë.

Me luks, të ftuar VIP dhe një lokacion përrallor, dasma e çiftit pritet të jetë një prej eventeve më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *