Dyshohet për mbi 1.2 milionë euro dëm – 69 persona nën hetim

Një hetim i Prokurorisë Themelore në Prizren lidhur me keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve është zgjeruar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, numri i personave që po hetohen ka shkuar nga 21 në 69, ndërsa rasti lidhet me dyshimet për një dëm që tejkalon 1.2 milionë euro

Zgjerimi i hetimit tregon se autoritetet po vazhdojnë të shqyrtojnë një numër më të madh personash të dyshuar për përfshirje në keqpërdorimet e pretenduara.

Deri në përfundimin e hetimeve dhe vendimin e organeve të drejtësisë, personat e përfshirë duhet të konsiderohen të dyshuar dhe jo fajtorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *