Kosova mbyll aventurën në “Taranto 2026” me rezultate historike

Kosova po e përmbyll pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, të zhvilluara në Itali, me një paraqitje të suksesshme dhe disa rezultate të rëndësishme në sporte të ndryshme.

Një nga momentet më të mëdha ishte triumfi i boksieres Donjeta Sadiku, e cila fitoi medaljen e artë në kategorinë e saj, duke mposhtur në finale serben Kristina Kuluhova.

Edhe karateja solli medalje të artë për Kosovën. Islam Selmani u shpall kampion i Lojërave Mesdhetare, pasi triumfoi në finale ndaj turkut Burak Ozdemir. Kjo ishte medalja e parë e Kosovës në karate në historinë e Lojërave Mesdhetare.

Sukses të rëndësishëm pati edhe xhudoja, e cila i solli Kosovës gjithsej pesë medalje: një të argjendtë nga Laura Fazliu dhe katër të bronzta nga Fatjona Kasapi, Flaka Loxha, Akil Gjakova dhe Shpati Zekaj.

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” mbyllen sot, më 3 shtator, ndërsa Kosova e përfundon këtë edicion me një bilanc të rëndësishëm medaljesh dhe me rezultate që japin shpresë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *